Lufta e Sofjes kundër ndotjes së ajrit: Tatimi për vetura do të paguhet sipas eko-standardeve

Sofja dje e ka lëshuar në përdorim kalkulatorin online me të cilin çdo banor-pronar të veturave do të munden të llogarisin se sa do të paguajnë tatim në vjet për veturën e tyre në bazë të dispozitës së re ligjore për eko-standardin, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi i Bullgarisë më 7 nëntor të këtij viti i ka miratuar ndryshimet e paralajmëruara, sipas të cilave rritet tatimi për automjetet e vjetra dhe kamionët me peshë të përgjithshme deri në 3 tonë e gjysmë, të cilët shumë e ndotin ajrin.

Formula e re për pagesë të tatimit për veturat nga ana e komunave do të fillojë të aplikohet nga 1 janari i vitit 2019. Çdo komunë duhet që vetë të caktojë se si do ta llogaritë tatimin për eko-kategoritë e caktuara, ndërkaq nga Sofja që dje janë lavdëruar se i kanë zgjedhur vlerat minimale që i parasheh ligji i ri.

Pritet që tatimi për ndotësit më të mëdhenj mes automjeteve nga Bullgaria të rritet për rreth 30% nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Me ndryshimet ligjore nga 7 nëntori është miratuar pari i ri për caktimin e tatimit vjetor, nëpërmjet dy komponentëve – nga njëra anë janë fuqia e motorit dhe viti i prodhimit të automjetit, ndërkaq nga tjetra komponenti ekologjik.

Komponenti i dytë, gjegjësisht ai ekologjik, do të mundësojë lehtësim tatimor për automjetet me standard Euro 4 ose më lartë, ndërkaq do të ketë tatime më të larta për ato që janë me standarde më të ulëta ose fare nuk përfshihen në këtë kategori.

Për dallim nga Bullgaria, në Maqedoni, me ligjin e ri për vetura do të bëhet kategorizimi i ekologjik i veturave, por vetëm për qëllim që të parandalohet lëvizja e veturave në zona të caktuara, gjatë kohës së ndotjes enorme të ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button