Shefi i OSBE-së në Shkup, Koja: Është koha të rishikohet procesi i decentralizimit në Maqedoni

Kryeministri, ministrat e qeverisë dhe kryetarët e të gjitha 81 njësive të vetëqeverisjes lokale në vend u mblodhën më 14 dhjetor 2018 për një konferencë kombëtare të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Bashkësia e njësive të vet-qeverisje lokale (BNJVL) për të diskutuar sfidat e mbetura në procesin e decentralizimit.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja, vuri në dukje se decentralizimi është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe është hartuar për të sjellë pushtetin politik më afër qytetarëve.

“Decentralizimi është proces që ofron mundësi për përfshirje dhe pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, por qëllimi përfundimtar i tij është ofrimi i shërbimeve më të mira. Tani është koha të rishikohet ky proces, të bashkohen forcat dhe të vendoset për hapat e mëtejmë,” tha Koja.

Gjatë diskutimit, kryeministri, ministrat e qeverisë dhe kryetarët e komunave diskutuan për përforcimin e zbatimit të procesit të decentralizimit.

“Ne jemi të përkushtuar për thellimin e decentralizimit, sepse besojmë se jemi të gatshëm për sfida të reja. Para së gjithash kemi nevojë për financim adekuat dhe të qëndrueshëm. Shkurtimisht thënë: kemi nevojë për decentralizim që do të ofrojë komuna financiarisht të qëndrueshme,” tha Petre Shilegov, kryetar i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button