Familja e komitit Sazdovski kërkon mbi 160 mijë euro nga të akuzuarit

Seanca gjyqësore për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski është anuluar për shkak të sëmundjes së njërit nga trupit gjykues. Avokati i familjes të të dëmtuarit, ka dorëzuar kërkesë për kërkim të dëmshpërblimit nga dy të akuzuarit me vlerë prej 10 milionë denarëve ose rreth 162 mijë euro, njofton Portalb.mk.

“Pas mbarimit të ekspertizës nga neuropsikiatri, familjes pesë anëtarëshe Sazdovski të cilët jetojnë bashkë, në bazë të nenit 57 dhe 112 nga Ligji për Procedurë Penale është dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim nga 5 milionë denarë prej të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë. Këto dy shuma janë në pajtueshmëri me vlerat mesatare për vdekje të personit të afërt sipas nenit 190 nga Ligji për Obligime”, deklaroi për MKD, mbrojtësi i Sazdovskit Vanço Shehtanski.

Për dëmshpërblimin mbrojtja e të akuzuarve duhet që të deklarohet deri më 25 dhjetor.

Ndryshe, të akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdov janë Besir Bela dhe Skender Demiri. Ata janë deklaruar se nuk ndjejnë faj për rastin.

Nikolla Sazdovskit është sulmuar dhe rrahur fizikisht në lagjen Autokomand, ndërsa disa ditë më vonë ndërroi jetë në spital.

Dy personat e akuzuar  ndodhen në paraburgim në burgun e Shutkës dhe ata sot për herë të parë uparaqiten në Gjykatën Penale. Për të akuzuarin e tretë, Jeton Luzha është ndërprerë procedura hetimore për shkak se ende nuk është i kapshëm për organet e rendit. Për të është shpallur flet-arrest ndërkombëtar dhe procesi do të vazhdojë kur të jetë i kapshëm për organet e rendit.

Prokuroria Themelore ato i ndjek për vepër penale “vrasje në mënyrë mizore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button