MPB rikujton qytetarët: Do të dënoheni nëse krisni pushkaliqe dhe mjete tjera piroteknike

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton të gjithë qytetarët se përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është vepër e dënueshme sipas ligjit për kundërvajtje kundër Rendit dhe Qetësisë Publike, Ligjit për Mbrojtje nga Materiet Eksplozive dhe Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike (krisja e pushkaliqeve, ndezja e raketave dhe mjeteve tjera piroteknike) të cilat e prishin rendin dhe qetësinë publike dhe sigurinë e qytetarëve është e dënueshme me gjobë prej 200 deri në 500 euro.

“Apelojmë deri te qytetarët që t’i respektojnë dispozitat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë, nëse shohin persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i paraqesin në polici personalisht ose nëpërmjet numrit falas 192. Apelojmë veçmas deri te personat e mitur që të mos përdorin pushkaliqe, pasi që ata paraqesin rrezik për shëndetin”, thonë nga MPB.

Ndryshe, apele të këtilla nga MPB lëshohen për çdo vit gjatë periudhës së fund vitit, megjithatë e njëjta nuk ka asnjë efekt. Gjegjësisht, është traditë jo-formale që në çastet e ndërrimit të motit të krisen pushkaliqe dhe fishekëzjarre.

Pos kësaj, fishekzjarrët shiten ilegalisht nëpër qytet dhe çdokush, përfshirë edhe fëmijët kanë qasje deri tek ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button