Pompeo: SHBA e përkrah marrëveshjen historike të Prespës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin marrëveshjen historike të Prespës dhe e kanë uruar udhëheqësinë greke për arritjen, kështu deklaroi sekretari amerikan shtetëror, Majk Pompeo në takimin në Uashington me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë, Jargos Katrugalos, transmeton Portalb.mk.

Katrugalos dje në Nju Jorg u takua edhe me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara në negiociatat me BE-së, Metju Nimic ku është përshëndetur angazhimi i Athinës dhe Shkupit për kompletimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës.

Në kumtesën e Stejt Departamentit të lëshuar pas takimit thuhet se Pompeo e ka uruar Ktrugalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiare dhe e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.

Të dy janë pajtuar se Uashington dhe Athina do të vazhdojnë të punojnë së bashku në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet të Ballkanit dhe në Mesdheun Lindor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button