Rrugët e papastruara, reshjet e borës kanë rënduar qarkullimin në disa rrugë të malësisë së Tetovës (FOTO)

Edhe pse Komuna e Tetovës thotë se është përgatitur për sezonin e dimrit, reshjet e borës në malësinë e Tetovës, kanë rënduar qarkullimin në rrugën Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë si pasojë e mospastrimit të rrugëve, njofton Portalb.mk.

Reshjet e borës në Sharrin e Tetovës, që kanë filluar dje kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve në fshatrat e malësisë, të cilët ankohen se për shkak të papastrimit të rrugëve nga ana e autoriteteve komunale, ata nuk mund t’i kryejnë obligimet e përditshme.

“Rruga për në fshatin Bozovcë është e papastruar. Në mëngjes u desh të zbres në qytet dhe kishte shumë vetura të bllokuara që mezi ishin duke kaluar. Ka vetëm pak borë dhe jemi bllokuar, nuk e di se si do të kalojmë dimrin nëse vazhdon kështu”, thotë banori Nasir Azizi.

Rruga Shipkovicë - Brodec - Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë

Por, nga Komuna e Tetovës thonë se ata tashmë i kanë bërë gati përgatitjet për sezonin dimëror duke vendosur thuajse gjithë kapacitetet e saja në shërbim të qytetarëve me qëllim që të reshurat e borës të mos jenë pengesë për lëvizje.

“Programi i mirëmbajtjes dimërore parasheh ndarjen në disa zona të gjithë territorit të Komunës, përfshirë këtu një pjesë në anën e majtë të lumit dhe pjesa tjetër në të djathtën si dhe fshatrat e malësisë së qytetit dhe qendra e skijimit Kodra e Diellit. Për realizimin e gjithë kësaj pune janë paraparë diku rreth 360 tonelata kripë industriale dhe 150 m3 rërë e që mendojmë se është sasi e mjaftueshme për sezonin dimëror që të mbulojmë gjithë territorin e Komunës”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Sipas autoriteteve lokale, duke u bazuar nga vitet e kaluara, situata më kritike situata më kritike është në malësinë e Tetovës, përfshirë këtu fshatrat Gjermë, Vicë, Bozovcë, Veshallë, Brodec, Shipkovicë dhe Lisec.

“Por tashmë kemi marrë masa duke mos i lënë anësh këto vendbanime e që mendojmë se edhe këtë vit do ia dalim me sukses të përballojmë dimrin. Ndarja e zonave është bërë me qëllim që kompanitë që realizojnë punën të kenë më të lehtë kordinimin edhe atë një linjë kemi qendrën e skijimit Kodra e Diellit përfshirë edhe fshatrat Rasadishtë, Gajre e Lisec, një tjetër linjë e kemi rrugën Tetovë – fshatrat nga Shipkovica deri në Bozovcë, zona tjetër është nga qyteti deri në fshatin Vicë përfshirë këtu fshatrat Llacë dhe Sellcë dhe zona tjetër nga qyteti deri në fshatin Gjermë, duke mos harruar kështu edhe bulevardet kryesore si zonë e posaçme si dhe rrugët dytësore që janë po ashtu prioritet i Komunës”, thonë nga Komuna.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë periudhës së dimrit, qytetarëve do t’u kushtojë 10 milionë denarë.

Rruga Shipkovicë - Brodec - Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë - Brodec - Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë - Brodec - Veshallë – Bozofcë
Rruga Shipkovicë – Brodec – Veshallë – Bozofcë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button