Assad: E ardhmja e Sirisë varet nga kjo betejë

Konflikti mes kryengritësve dhe forcave qeveritare do të përcaktoje fatin e kombit. Presidenti i Sirisë, Bashar Al Assad – përmes një deklarate, në ditën e Forcave të Armatosura- vlerësoi ushtarët që përballen “me bandat terroriste”. 

Prej dy javësh Assad nuk ka folur në publik. Në deklaratën e tij thuhej: “Fati i popullit dhe i kombit tonë, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja varet nga kjo betejë”.

Kryengritja kundër regjimit ka marrë të tjera permasa javët e fundit. Luftime janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit dhe në qytetin e dytë më të madh të Sirisë, Alep. Raportimet e fundit flasin për luftime në dy zona të krishtere në Qytetin e Vjetër të Damaskut. 
Burime të kryengritësve raportojne se avione dhe helikoptere ushtarake kanë vënë në shënjestër pozicionet e kryengritësve. 

Një kolonë ushtarësh i është drejtuar qytetit për t’u ardhur në ndihmë batalioneve në terren. Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga qeveria apo burime të pavarura. 

Përmes një raporti, “Amnesty International” tha se trupat qeveritare kanë kryer krime kundër njerëzimit këtë muaj në Alep. Grupi i të drejtave të njeriut i bën thirrje Këshillit të Sigurimit ta dërgojë Sirinë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe t’i vendosë vendit një embargo armësh. AI akuzon ushtrinë dhe milicinë shabiha se ka qëlluar protestues të pafajshëm, madje edhe femijë, mjekët janë vënë në shënjestër dhe të arrestuarit janë torturuar. Sipas aktivistëve, të paktën 20 mijë persona humbën jetën në Siri, prej nisjes së kryengritjes, gjatë marsit të vitit të kaluar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button