“Eurothink” dhe “Societas Civil” kërkojnë transparencë dhe pjesëmarrje të organizatave civile në negociatat me BE-në

Instituti i Demokracisë “Societas Civil” dhe Qendra “Eurothink” kanë kërkuar model më të mirë për negociata me Bashkimin Evropian, si dhe pjesëmarrje më të madhe të Kuvendit dhe shoqërisë civile. Këto dy qendra analitike kërkojnë edhe transparencë më të madhe të qeverisë për strukturën negociatore , si dhe për kriteret për personat që do të përfshihen në të, transmeton Portalb.mk.

“Është e nevojshme afirmim dhe përforcim të rolit të Kuvendit si institucion kyçës për kontrollim të procesit të negociatave. Qeveria nuk ka monopol mbi procesin e negociatave. Opozita duhet të jetë e informuar dhe e kyçur”, thonë nga “Eurothink” dhe “Societas Civil”.

Ata kërkojnë që të zhvillohet model i dizajnuar mirë, i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për kyçjen e organizatave civile në partneritet mes Qeverisë, Kuvendit dhe organizatave civile.

“Edhe pse qeveria është aktor kryesor në negociata, askush nuk ka monopol në procesin në të cilin të gjitha palët e interesit vendosin shpresa. Propozimi i modelit për kyçjen e organizatave civile pa përgatitje përkatëse dhe konsultim të gjerë me palët e përfshira e konsiderojmë si të nxitur dhe të paqëndrueshëm”, thuhet në kumtesë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button