Paraqitjen për fundvit në Kuvend, presidenti Ivanov do ta ketë më 28 dhjetor

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, paraqitjen për fundvit në Kuvendin e Maqedonisë do ta ketë më 28 dhjetor, me fillim prej ora 12:00, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë, pasi që më 2 maj të 2019-s do t’i skadojë afati prej presidenti, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s.

Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet, tash opozitare VMRO-DPMNE, kurse mandatin e dytë e fitoi në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button