Kryeministrja May vazhdon konsultimet me udhëheqësit e KE

Kryeministrja britanike Theresa May ka vazhduar me takimet në Bruksel me udhëheqësit e Këshillit Evropian mbi daljen e planifikuar të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Takimet zhvillohen pasi nuk kaloi një mocion mosbesimi në parlamentin britanik ndaj qeverisë së zonjës May, transmeton Vizion Plus.

Një e treta e konservatorëve në dhomën e ulët të parlamentit britanik votuan dje kundër zonjës May, duke nxjerrë kështu në dukje pengesat me të cilat ajo përballet për kalimin në parlament të marrëveshjes Brexit, për të cilën ekzistojnë dyshime të mëdha.

“Një numër i madh kolegësh hodhën votën kundër meje dhe unë dëgjova argumentat e tyre. Pas këtij votimi, ne duhet tashmë të vazhdojmë me punën për të realizuar Brexit-in për popullin britanik dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin; një marrëveshje Brexit që përmbush vullnetin që njerëzit shprehën përmes votës, që na rikthen kontrollin mbi monedhën, kufijtë dhe ligjet tona, që mbron vendet e punës, sigurinë dhe unitetin, që ribashkon vendin dhe nuk thellon ndasitë”.

Ndërkohë më herët gjatë kësaj jave, zonja May vendosi të shtyjë votimin në parlament për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, pasi u duk qartë që ligjvënësit do ta refuzonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button