Çitaku: Nuk duhet të harrojmë se Kosovën e mbajnë të sigurt aleatët e saj

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, një ditë para se të votohet për transformimin e FSK-së në Ushtri, ka bërë thirrje për maturi gjatë festës.

Ajo ka thënë se nuk duhet harruar kurrë se ajo çka e mbanë Kosovën të siguritë është kualiteti i aleatëve të saj, njofton Klan Kosova.

“Sikur para 10 vitesh kur shpallëm pavarësinë, edhe nesër duhet të jemi të vëmendshëm dhe të matur në festën tonë”.

“Nesër Kosova e merr një vendim të natyrshëm. Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se ajo çka e mbanë Kosovën të sigurt është kualiteti i aleancave tona. Të dëshmohemi edhe nesër si partner serioz dhe i besueshëm”.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë të ambasadores Çitaku në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button