Pas ngjarjes në Bllok, Elvana Gjata i rikthehet muzikës

Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për Elvana Gjatën kjo e javëve të fundit që prej përfshirjes së emrit të saj në ngjarjen e ndodhur në ish-Bllok. Që prej asaj dite asgjë nuk është mësuar më për këngëtaren shqiptare; ndërkohë që  fejuari i saj është ende në kërkim nga policia, shkruan Bordo.al. 

Duket se ylli i “Mike” do të lërë shumë shpejt gjithçka ndodhi pas krahëve dhe do t’i rikthehet muzikës, aty ku edhe fancat e saj duan ta shohin sa më shpejt. Në faqen e saj në youtube janë vënë re ‘shenja jete’ të Elvanës, pasi kanë filluar të shiten biletat për koncertet që priten të mbahen më 3 dhe 6 maj 2019 në New York dhe Filadelfia.

Koncerti I datës 3 maj do të mbahet në një lokal në parkun e Asbury-t dhe do të nisë rreth orës 19:00, ndërsa koncerti i Filadelfia do të fillojë rreth orës 20:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button