fbpx

Mërgimtarët do të vetë-regjistrohen nga 15 deri më 31 mars 2020 me një aplikim të veçantë

Regjistrimi në Maqedoni do të realizohet në periudhën prej 1 deri 21 prill të vitit 2020, ndërsa për qytetarë me nënshtetësi të Maqedonisë, të cilët përkohësisht punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit, do të lejohet vetë-regjistrim prej 15 deri më 31 mars të vitit 2020, në një aplikim të veçantë që është në dispozicion në ueb-faqen e Entit shtetëror për statistikë, parashihet në propozim ligjin për regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Maqedoni, në vitin 2020 i botuar në Regjistrin unik elektronik të rregulloreve nacionale (ENER), përcjell Portalb.mk. 

Në ligji do të përfshihen shumë risi sipas të cilave regjistrimi në vitin 2020 do të dallojë nga të gjitha regjistrimet e deritanishme.

Për herë të parë do të ketë regjistrim, të ashtuquajtur, të kombinuara në të cilin do të përdoren të dhëna nga koleksione administrative të më shumë institucioneve dhe njëkohësisht do të bëhet regjistrimi në terren si mbështetje e regjistruesve. Gjithashtu, për herë të parë në vend, regjistrimi do të kryhet duke përdorur një kompjuter portativ, në një aplikacion të veçantë, me ç’rast duhet të aplikohen masa teknike dhe organizative në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale.

Do të regjistrohen nënshtetas të Maqedonisë të cilët kanë vendbanim ose vendqëndrim në vend, pavarësisht nëse në momentin e regjistrimit janë në Maqedoni ose jashtë vendit, shtetasit e huaj të cilët janë të pranishëm në Maqedoni me leje qëndrimi dhe personat pa shtetësi të cilët në momentin kur kryhet regjistrimit janë gjet në vend.

Propozim ligji parashikon që për personat të cilët do të përfshihen me regjistrimin të sigurohen të dhëna për karakteristikat gjeografike, karakteristikat demografike, karakteristikat ekonomike, karakteristikat arsimore, karakteristikat e migracionit, karakteristikat kulturologjike dhe karakteristikat për karakteristikat invaliditet / aftësi të kufizuar të funksionalitetit. Risi në këtë zgjidhje ligjore është se nuk ka pyetje për përkatësinë etnike dhe fetare.

“E dhëna për përkatësinë etnike nuk ka vlerë praktike, por vetëm abuzohet për qëllime politike dhe për këtë arsye e mbaj qëndrimin se nuk duhet të jetë pjesë e regjistrimit”, tha drejtori i ESHS, Apostullit Simovski një konferencë për shtyp.

Në propozim ligji thuhet se aplikacioni me të cilin do të bëhet regjistrimi i popullsisë do të përgatitet në shtatë gjuhë: maqedonisht, shqip, turqisht, gjuhën rome, vllahe, serbe dhe boshnjake. Për organizimin, përgatitjen dhe kryerjen e regjistrimit do të jenë të nevojshëm gjithsej 522.751.000 denarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close