Turqia zyrtarisht themeloi agjencinë hapësinore

Gazeta zyrtare e Turqisë publikoi një dekret presidencial i cili njofton themelimin e agjencisë hapësinore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dekretit, Agjencia Turke Hapësinore do të përgatisë dhe zhvillojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga Presidenca e Turqisë.

Agjencia do të ketë autonomi financiare dhe administrative, si dhe buxhet të posaçëm.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në muajin gusht tha se një agjenci turke e hapësirës do të formohet këtë vit, siç ishte përcaktuar në planin e veprimit 100 ditor të Turqisë.

“Ne formuam agjencinë turke të hapësirës për të përforcuar industrinë tonë të hapësirës ajrore, për të përmirësuar infrastrukturën shkencore dhe burimet njerëzore në fushën e teknologjisë hapësinore, si dhe për të rritur kapacitetet dhe aftësitë tona”, tha ai.

Duke theksuar se me themelimin e agjencisë ëndrra 20 vjeçare është bërë realitet, ai tha se “interesat kombëtare të Turqisë do të mbrohen edhe në hapësirë”.

Sipas tij, agjencia gjithashtu do të krijojë bashkëpunim dypalësh dhe shumëpalësh me homologët e saj ndërkombëtarë duke mbrojtur të drejtat e Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB).

– Agjencia do të përgadis Programin Kombëtar Hapësinor

Agjencia Turke Hapësinore është pozicionuar si agjenci përkatëse e Minstrisë së Industrisë dhe Teknologjisë, ndërsa aktivitetet e saj do t’i kryej nga kryeqyteti, Ankara.

Agjencia do të përgatisë dhe zhvillojë Programin Kombëtar Hapësinor në përputhje me politikat e përcaktuara nga Presidenca e Turqisë.

Mes detyrave të kësaj agjencie janë realizimi i objekteve dhe teknologjive që do të mundësojnë qasje të pavarur në hapësirë.

Po ashtu do të zhvillojë operacione hapësinore për qëllime tregtare, shkencore dhe hulumtim-zhvillim, do të mund të dizajnojë mjete ajrore dhe hapësinore. Në kuadër të agjencisë do të mund të punësohen edhe punonjës të huaj.

– Agjencia do të realizojë operacione për eksplorimin e hapësirës

Agjencia gjithashtu do të zhvillojë koordinimin mes institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë në hapësirë. Projektetet e institucioneve, si TÜBİTAK, TAI, ROKETSAN e TÜRKSAT, në lidhje me hapësirën do të koordinohen nga agjencia hapësinore.

Agjencia do të zhvillojë edhe punime për plane dhe projekte për integrimin dhe testimet e nevojshme të çdo lloj produkti, teknologjie, sistemi, objekti dhe mjeti, duke filluar prej satelitit e deri në mjete ajrore dhe platforma hapësinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button