Protesta në Bruksel para Samitit të Liderëve të BE-së

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, kundërshtarët e Brexit-it, Rusisë si dhe fermerët kanë organizuar protesta në rajonin ku do të zhvillohet Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Grupe të ndryshme organizuan protesta në rajonin e Brukselit ku do të mbahet Samiti i Liderëve të BE-së me pjesëmarrjen e presidentëve dhe kryeministrave të 28 shteteve anëtare të Unionit.

Para Komisionit Evropian në orët e pasdites erdhi një autobus me ngjyrë të verdhë brenda së cilës ndodheshin rreth 30 protestues. Protestuesit bënë thirrje që të mbahet një referendum i dytë për procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja (Brexit).

Poashtu edhe në sheshin Schuman në afërsi të Këshillit të BE-së u vendosën pankarta të ndryshme kundër Rusisë. Në protestën kundër politikave të Rusisë në rajon u shpalosën flamujt e Ukrainës.

Ndërsa fermerët të cilët shkuan me traktorë në rajonin e njëjtë, protestuan kundër politikave bujqësore të BE-së. Kryeministri i Letonisë, Maris Kucinskis për një kohë shoqëroi protestuesit të cilët mbanin flamurin e shtetit të tij.

Në anën tjetër u vërejt se në rajon janë marrë masa intensive të sigurisë. Policia nuk lejoi protestuesit që të afrohen në ndërtesën e Këshillit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button