Kryeministrja britanike njoftoi largimin e saj para zgjedhjeve të vitit 2022

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të tërhiqet nga detyra para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, të planifikuara për vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas mbërritjes nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel të enjten, May deklaroi: “Mendoj se është e drejtë që udhëheqësi tjetër i partisë të na paraprijë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”.

May mbrëmë në parlamentin britanik i “mbijetoi” votëbesimit, të iniciuar nga deputetët konservatorë, për shkak të pakënaqësisë brenda partisë për mënyrën se si ajo po udhëheq negociatat mbi Brexit-in.

Kryeministrja e Britanisë fitoi 200 vota pro, dhe mori 117 kundër, pasi u tha deputetëve në një takim të mbyllur se ajo do t’ia dorëzonte pushtetin udhëheqësit tjetër konservator përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Megjithatë, May nuk tha se çfarë do të bëjë nëse Britania e Madhe përballet me zgjedhje të parakohshme për shkak të përçarjeve që ka shkaktuar Brexit-i, që shumë e shohin si një mundësi reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button