Guterres: Të dështuarit në luftimin e ngrohjes globale, “vetëvrasës”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar negociatorët në një takim të madh në Katovice të Polonisë se të dështuarit në rritjen e përpjekjeve për ndryshimet klimatike nuk do të jetë vetëm “i pamoralshëm por vetëvrasës” për planetin.

Guterres është kthyer sërish në Poloni për të shtyrë përpara vendet drejt arritjes së një përfundimi, në kuadër të një samiti dyjavor për klimën, transmeton REL.

Gjatë këtij samiti, një grup i shteteve kanë thënë se ata do të përmirësojnë planet e tyre për klimën para vitit 2020.

Mirëpo disa vëzhgues kanë thënë se besojnë që kthimi i Guterres në këto bisedime është shenjë se nuk është duke u shënuar ndonjë përparim i madh.

Në deklaratën e tij në konferencë, ai e ka theksuar se delegacionet e shteteve pjesëmarrëse duhet të shpejtojnë procesin e negociatave dhe të jenë të hapur për kompromis.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike nuk janë në nivelin e duhur, meqë për herë të parë në katër vjetët e fundit është rritur emetimi i dioksidit të karbonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button