Kamenos: Do të japë dorëheqje pasi që Kuvendi i Maqedonisë do t’i votojë ndryshimet kushtetuese

Partneri i koalicionit në Qeverinë e Greqisë, ministri i Mbrojtjes dhe lideri i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos, nuk do të pret që Marrëveshja e Prespës të arrijë në Kuvendin e Greqisë, por sapo t’i kalojë të gjitha procedurat në Kuvendin e Maqedonisë, do të japë dorëheqje dhe do të tërhiqet nga Qeveria, njofton Portalb.mk.

“Nëse vazhdon dhe të votohet Marrëveshja e Prespës nga ana e IJRM-së, unë do të japë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes, duke e marrë tërë rëndesën e kësaj përgjegjësie. Do të tërhiqem nga Qeveria”, tha Kamenos.

Deri më tani, qëndrimi i Kamenosit ishte se do të tërhiqet nga Qeveria, kur Marrëveshja e Prespës do të arrijë për ratifikim në kuvendin e Greqis, dhe jo sapo të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button