Pse çaji i gjelbër është aleat i humbjes së peshës?

Nëse dëshironi të pini çaj dhe të zgjidhni gjithmonë zakone të shëndetshme, kjo do t'ju pëlqej. Një nga arsyet kryesore për të pirë çajin jeshil është roli potencial në humbjen e peshës.

aji jeshil përmban gjashtë katehina kryesore, përbërës që veprojnë si antioksidantë dhe që e aktivizojnë metabolizmin. Çaji i zi ka vetëm katër për qind katehinë, ndërsa çaji i gjelbër 27%.

Pikërisht për shkak të katehinës, çaji jeshil mund të ju ndihmojë të ulni peshën e tepërt. Përveç kësaj përmban edhe kafeinë, gjë që stimulon tretjen. Meqë përmban shumë më pak kafeinë se kafeja, mund ta pini disa herë brenda ditës pa frikë se do të futni shumë kafeinë në organizmin tuaj. Por, nuk duhet të pini sasi të mëdha të çajit të gjelbër për të humbur peshë, transmeton Panacea.al.

Sasia e mjaftueshme që duhet konsumuar është dy deri tre filxhana në ditë.

Përveç që ndihmon në humbjen e peshës, çaji jeshil është shumë i mirë edhe për shëndetin – forcon zemrën dhe sistemin e gjakut, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrit rezistencën e organizmit, forcon sistemin imunitar, krijon ndjenjën e ngopjes pa kalori të tepërta dhe ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ankthit. Kjo pije më së miri është që të pihet e nxehtë. Shijen e tij do ta ndjeni më së miri pa asnjë shtojcë. Meqënëse është paksa i idhët, mund ta shtoni mjaltë ose sheqer, por atëherë do të zvogëloni vetitë e tij.

Për të shmangur shijen e idhët, nuk duhet që ta përgatitni çajin me ujë tepër të nxehtë. Pasi uji të valoj, lëreni që të ftohet pak dhe pastaj përgatiteni çajin. Filterin largojeni pas dy minutash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button