Luksemburgu e quajti Gruevskin delikuent

Luksemburg është vendi i vetëm anëtare që e ka dënuar azilin e miratuar për ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari. Në një deklaratë për MIA, ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, Zhan Aselborn thotë se është i habitur nga vendimi i autoriteteve hungareze, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se është e pabesueshme që ish kryeministri i Maqedonisë që është dënuar me dy vjet burg  ka fituar ndihmë ndërkombëtare në Hungari, vendi i cili i “mbron” kufijtë që nga viti 2015 nga emigrantët. Është tronditëse që një delikuent (person që e shkel ligjin, kriminel) fiton mbrojtje nga vendi i BE-së, ndërkaq të njëjtën nuk e marrin personat që ikin nga luftërat”, thotë Aselborn.

Ai e fton BE-në që ta kthejë “koherencën” në lidhje me të drejtat e njeriut në lidhje me çështjen e azilit dhe emigrimin, përfshirë edhe Konventën e Gjenevës.

“Nëse ajo nuk ndodh, BE do ta humb shpirtin e saj dhe vlerat e saja, është shqetësuese”, thotë Aselborn.

Ndryshe, Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button