Ankara: Të paktën 9 të vdekur nga një aksident hekurudhor

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 47 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti që përfshiu një tren me shpejtësi të lartë në kryeqytetin turk, Ankara.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, u tha gazetarëve se treni me shpejtësi të lartë u përplas me një lokomotivë që kryente kontrolle rutinë në të njëjtën rrugë, në mëngjesin e 13 dhjetorit, transmeton REL.

Nuk ishte e qartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonte treni kur ndodhi përplasja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button