Ndihma e Shpejtë: Dymbëdhjetë veturat ende s’janë në përdorim, paralajmërohen punësime të reja

Dymbëdhjetë autoambulancat e reja ende nuk janë marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk janë në përdorim, ndërkohë që ministri Venko Filipçe paralajmëroi edhe punësime të kuadrit profesional në shërbimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“Ato vetura do të vijnë. Presim edhe donacione nga Republika e Çekisë. Tashmë po kërkohet pëlqim financiar për pranim të mjekëve dhe motrave medicinale të cilët do të punojnë në Ndihmën e Shpejtë. Në fillim do të realizojmë 40 punësime, kurse nga mesi i vitit të ardhshëm do të realizojmë edhe 60 punësime”, tha Filipçe në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat M.

Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë do t’i nënshtrohet analizës së fizibilitetit për gjetjen e një mënyrë më të mirë të funksionimit. Analiza do të kryhet nga një operator, prej tre sa kanë aplikuar në thirrjen e Ministrisë. Mirëpo emrat nuk bëhen të ditura. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se pas zgjedhjes së operatorit dhe kryerjes së analizës së fizibilitetit, do të vijojë debati publik për të dhënë përgjigje në pyetjen “Se cila është mënyra më e mirë e funskionimit të Ndihmës së Shpejtë?”

“Ne po kryejmë analiza që të shohim se cili është modeli më i mirë për të funksionuar Ndihma e Shpejtë”, tha për Portalb.mk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Analiza e fizibilitetit do të realizohet në partneritet publik – privat që sjellë dyshime se do të privatizohet edhe Ndihma e Shpejtë, sikurse kardiokirugjia pediatrike. Dilemat janë:

A do të paguajnë qytetarët dyfish më shtrenjtë shërbime mjekësore?
Se a po investohet në shëndetësi private e po anashkalohet shëndetësia publike?
A po bllokohet qasja e gazetarëve në marrjen e informacioneve? 

“Jo nuk do të paguhet thirrja. Kishte pasur spekulime. Por ne jemi duke punuar një analizë të fizibilitetit që do të shohim se si do të funksionojë, që të kemi një shërbim të shpejtë. Kur do të kryejmë një analizë fizibilitetit, atëherë ne do të kemi edhe një debat publik”, tha ministri Filipçe.

Paraprakisht ministri Filipçe njoftoi se “informacionet do të mundet gazetarët t’i kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila më pas do ti sigurojë të gjitha të dhënat ndaj të cilave dëshironi të keni kontroll”.

Ministria e Shëndetësisë solli vendim që Kardiokirurgjia Pediatrike e Qendrës Klinike Universitare të transferohet në Spitalin Kardiologjik “Zhan Mitrev”. Shërbimet do t’i mbulojë Fondi Shëndetësor, e kurse punonjësit shëndetësor do të figurojnë si të punësuar në “Zhan Mitrev”. Për partinë politike “Levica” (E majta), fatin e njejtë – privatizimin do ta ketë edhe Ndihma e Shpejtë, transmeton Portalb.mk

“Këtë akt mund ta shohim si intervenim klasik dhe shkatërrim të shëndetësisë publike drejt së cilës sheh si një përfitim civilizues. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se ky model i partneritetit publik-privat do të përdorej, në rastin e Ndihmës së Shpejtë, nëse analiza të cilën e ka porositur tregon se ai model është më i mirë, se sa ndarje ndërmjet shëndetësisë private dhe publike. Edhe pse deri më tash kjo analizë nuk është publikuar në opinion dhe në mënyrë transparente, ata sërish kanë sjellë një vendim të tillë”, thonë nga Levica.

Ndihma Mjekësore në Maqedoni funksionon me vetura të vjetra dhe të amortizuara, ndërkohë që numri i tyre nuk korrespondon me numrin e banorëve në qytetet e caktuara. Ka pasur raste që në to të kemi edhe humbje të jetëve të njerëzve. Për të shmangur këto situata, Ministria e Shëndetësisë premtoi ndërrim të autoambulancave në bazë të kilometrazhës, gjë me të cilën nuk pajtohen automekanikët, sepse ato kërkojnë ndërrim të veturave në bazë të kilometrazhës në qytetet jashtë Shkupit, e kurse në Shkup ajo të bëhet në bazë të përdorshmërisë.

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button