Liria e mediumeve nuk arrihet brenda natës

LSDM, përmes zëdhënësit Kostadin Kostadinov, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë: 

Është siguruar liria e plotë e fjalës dhe liria e shprehjes në publik. Prej një shteti me media të heshtura, të kërcënuara dhe të shtypura, sot në Maqedoni kemi lirin e fjalës, mediumet janë të lira prej çfarëdo shtypje të qeverisë, mund të informojnë dhe të punojnë lirë dhe në mënyrë të pavarur.

Deklarata e zëdhënësit të LSDM-së, deputeti Kostadin Kostadinov, në suaza të shënimit të Ditës së të drejtave të njeriut, se është “siguruar liria e plotë e fjalës dhe liria e opinionit publik” dhe se “mediumet janë të lira prej çfarëdo lloj presioni të qeverisë”, se “mund të njoftojnë dhe të punojnë lirshëm dhe në mënyrë të pavarur”, në radhë të parë është gjysmë e vërtetë.

Del se LSDM si parti në qeveri prej 01.06.2017 deri më tani, për një vit e gjysmë ka zgjidhur këtë çështje të rëndësishme të çdo demokracie në një mënyrë tërësisht të kënaqshme dhe njëqind për qind.

Por, faktet flasin diçka tjetër. Liria e fjalës dhe liria e opinionit publik varej dhe akoma varet prej asaj nëse ka censurë të drejtpërdrejtë ose jo dhe nëse ka autocensurë, nëse ka rrjedhë të lirë të informacionit, nëse ka para buxhetore në mediume nga të cilat varen mbijetesa e tyre, nëse ka frikësime ose sulme të gazetarëve dhe qindra çështje të tjera.

Nëse i analizojmë në veçanti këto fakte, do të arrihet në përfundim se në shumë sfera gjendja është përmirësuar, por është larg të qenurit në një gjendje të kënaqshme ose në kuptimin se gjithkush mund lavdërohet se është “siguruar liria e të shprehurit dhe liria e opinionit publik”:

Primare dhe thelbësore, reforma në sektorin mediatik akoma është pikëpyetje, për atë se dy ligje kyçe nuk janë ndryshuar – Ligji për shërbime audio dhe audio-vizuele (LSHAAV) dhe Ligji për qasje të lirë deri te informacioni me karakter publik.

Këto dy ligje, për të cilin marrëveshja është arrirë shumë më herët mes shoqërive mediatike dhe qeverisë ekzekutive, akoma është e bllokuar në labirintet kuvendare në fazën e diskutimeve të amendamenteve, që nuk po zhvillohet.

Prej këtij ligji varen shumë elemente për transmetuesit, por edhe për sigurimin e lirisë thelbësore të fjalët dhe lirisë së mendimit të lirë edhe në transmetuesin publik, gjegjësisht RTVM.

Ndryshimet në ligjin e dytë tash së voni janë vënë në diskutim publik dhe nuk pritet që të kalohen të gjithë procedurat – Qeverinë, Kuvendin dhe miratimin as në muajt e parët të vitit 2019, ndërsa si by pass, Qeveria me tregues të përgjithshëm, deri më tani ndihmoi që më lehtë të arrihet deri te të dhënat e Regjistrit qendror dhe Kadastra. Përsëri, është e drejtë të thuhet se transparenca e tyre gjithëpërfshirëse është rritur në raport me periudhën prej 01.06.2017.

Kërkesat kryesore për ndryshimet në këtë ligj të dytë janë kyçe edhe për mediumet – shkurtim i afatit për dhënien e informacionit, zgjerim të fushë së transmetimit të informacionit të karakterit publik dhe sigurimin e efikasitetit në procedurën e shkallës së dytë nëse organi ose institucioni refuzon që të jep informacionin.

Padi të drejtpërdrejta mbi gazetarët prej politikanëve nuk ka ose ka pak, por numri i padive të këtilla dhe kërcënimeve për padi nga ana e politikanëve ose bartësve të tjerë të fuqisë, edhe pse është zvogëluar, akoma nuk është përjashtuar nga loja. Përveç kësaj, nuk është ndryshuar ligji, me të cilin kërkesa për kompensim të dëmit jomaterial do të kapte vlerën simbolike prej 1 euro, dhe që ishte pjesë e premtimit parazgjedhor të LSDM-së (faqe 44).

Përndryshe, një hulumtim mediatik i PINA nga mesi i vitit tregon se shtypje mbi gazetarët ka pasur edhe pas ndryshimit të qeverisë. Fundja, për këtë pjesë të reformave nga ana e Qeverisë, për gjendjen deri në shtator të këtij viti, mund të shihet edhe prej raportit final të observimit medial, projekt i Fondacionit “Metamorfosis” (në suaza të të cilit funksionon edhe “Vërtetmatësi”).

Numri i sulmeve mbi gazetarët është zvogëluar, nuk është ndaluar. Përsëri, ajo që është më e rëndësishme se në hulumtimet e deritanishme të më shumë se pesëdhjetë rasteve të deritanishme në vitet e fundit nuk është arritur zhvillim i dukshëm. Sipas SHGM, vetëm dhjetëra raste janë hetuar siç duhet.

Po ashtu mosrespektimi dhe mosdënimi për të drejtat autoriale ka ndikim të madh, gjë të nevojshme për ndryshimin e ligjit.

Përfundimisht, mungesa e parave në buxhetin e mediumeve gjë që është shumë e rëndësishme nuk është zgjidhur. Edhe pse vendimi i Qeverisë prej vitit 2017 i shfuqizoi reklamat qeveritare, me ndryshimet e fundit në Kodin zgjedhor para disa muajsh, fushatat e partive politike do të paguhen prej Buxhetit të RM-së. Por, ajo që është më e rëndësishme se kjo, sipas disa llogaritjeve rreth 4-5 milion euro për zgjedhje – janë shumë të mëdha që do të ndahen nga ana e ndërmarrjeve publike dhe nga ana e disa njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike lokale për disa mediume, me çka nuk ndihmohen mediumet dhe tregu i mediumeve, por bëhet e kundërta – distorzim në treg dhe selektim i mediumeve “tona”:

Vetëm nga vetëqeverisja lokale drejtpërdrejtë derdhen gjysmë milioni dhe miliona euro në mediumet lokale, tregon një hulumtim i ri relativ i cili duhet të publikohet këto ditë, të cilin kishim rast ta shqyrtojmë.

Ka shumë për të fol në këtë temë, por vetëm këto fakte janë të nevojshme që të vlerësohet se deklarata e Kostadinov  në emër të LSDM-së, thënë shkurt është gjysmë e vërtetë. Reformat në mediume dhe liria e fjalës dhe fjalimi publik, nuk realizohen gjatë natës.

Burimi: Vërtetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button