Të punësuarit në qendrat klinike në protestë e bllokuan rampën e pagesës së parkingut

Të punësuarit në Qendrat Klinike sot në mëngjes pesë minuta e kanë bllokuar rampën e pagesës së parkingut në shenjë proteste kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për rritjen e biletës mujore nga 300 në 800 denarë për parking. Ata paralajmëruan se nga nesër bllokada e rampës do të bëhet gjysmë ore, aq sa zgjatë pauza e tyre në punë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është dita e tretë e protestave, u kërkojmë falje pacientëve sepse kjo nuk orientohet kundër tyre. Shpresojmë se Qyteti i Shkupit do të dorëhiqet nga profiti në këtë gjysmë orë përderisa do ë protestojmë në interes të pacientëve.. Përveçse kërkojmë anulim të vendimit të çmimit, kërkojmë edhe që Qyteti i Shkupit ta kthejë parkingun në autorizim të Qendrës Klinike”, tha Goran Begoviq, kryetar i Sindikatit të Pavarur të Qendrës Klinike.

Ai shtoi se përveç parkingut, ata kërkojnë edhe takim urgjent me Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e pagave, sepse nuk janë të kënaqur me rritjen prej 10 për qind për mjekët dhe pesë për qind për të punësuarit tjerë.

Ndryshe, sot është dita e tretë që të punësuarit protestojë pasi Qyteti i Shkupit solli vendim për rritjen e çmimit mujor të biletës së parkingut për të punësuarit, nga 300 në 800 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button