Jakshiq: Rrëfimet për ”katastrofën humanitare” nuk qëndrojnë

Rrëfimet për “katastrofën humanitare” në veri të Kosovës janë shumë të fryra dhe ato nuk qëndrojnë, thotë Marko Jakshiq.

Ai për gazetën “danas” të Beogradit ka theksuar se raftet e zbrazëta e pa mallra janë vetëm në farmacitë shtetërore të cilat edhe para vënies së taksës nuk kanë qenë plot, transmeton Koha.net.

“Raftet e shitoreve, të vetëshërbimeve dhe të barnatoreve private janë përplot. Ato do të kishin pasure edhe më shumë mallra sikur Beogradi të lejonte rrugë alternative për furnizim. Por Beogradi zyrtar nuk po i lejon ato për të vazhduar me zgjerimin e rrëfimeve për katastrofën humanitare”, thotë përfaqësuesi i Lëvizjes Popullore të serbëve “Atdheu” (Narodni pokret Srba „Otadžbina“) Marko Jakshiq.

Në vërejtjen se Prishtina nuk do të lejonte hapjen e rrugëve alternative ai ka thënë se nga shqiptarët asgjë nuk varet.

“Për t’i kontrolluar këto rrugë sporadike duhet pasur ushtri me 100 mijë pjesëtarë. Pra, katastrofa humanitare zgjidhet me tre buldozerë që do të punonin 15 ditë por edhe me ngritjen e pagës së serbëve në Kosovë ashtu që ata të furnizohen me mall në shitoret ku blenë edhe shqiptarët”, shtoi ai.

Protestat në Mitrovicën veriore Jakshiqi i ka quajtur shpikje të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën, ndërsa për koncertin Cecës në Mitrovicë ka thënë se ai ka qenë i dështuar pasi në të kanë marrë pjesë vetëm 200 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button