Problemi me parkingjet në Qendrën Klinike, Qyteti i Shkupit nuk përjashton mundësinë për të hequr dorë

Problemi me rritjen e çmimit të parkingut në hapësirën e Qendrës Klinike, nuk përjashton mundësinë që Qyteti i Shkupit të hjek dorë nga menaxhimi i tyre, kështu paralajmëroi kryetari i Shkupit, Petre Shilegov për Televizionin Telma, transmeton Portalb.mk.

“Nëse Qendra Klinike dhe Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se problemin me parkingun në atë pjesë mund ta organizojnë më mirë, për ne nuk është problem”, tha Shilegov, megjithëse paralajmëroi ndërtimin e dy parkingjeve me kate në atë zonë.

Problemi me parkingjet u aktualizua që kur Qyteti i Shkupit paralajmëroi rritjen e çmimit të parkingjeve si masë preventive për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup. Me këtë masë, punonjësit shëndetësor janë të revoltuar, dhe të organizuar në sindikatë kanë protestuar. Me masën parashihet që parkingu, nga 300 denarë të bëhet 800 denarë për tërë ditën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button