fbpx

Rakitic te PSG? Barcelona e mohon kategorikisht

Ivan Raktic është i destinuar të lërë Barcelonën në muajt e verës. Të paktën kjo është ajo që thekson “Catalunya Radio”, sipas së cilës, mesfushori kroat ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin “blaugrana” për transferimin e tij te kampionët e Francës, PSG, transmeton Top Channel. 

Por jo vetëm kaq. “Catalunya Radio” thekson se futbollisti ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Castelldefels, ndërkohë që ka regjistruar edhe vajzën e tij në një shkollë franceze, pikërisht për shkak të transferimit të tij në kryeqytetin francez.

Gjithnjë sipas kësaj radioje, Rakitiç bëri paktin me Barcelonën në mënyrë që të largohet për një shifër nën 125 milionë euro, që është edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës së tij për të kaluar te PSG për 90 milionë euro.

Ndërkaq, kluibi katalanas dhe vetë Rakitic, në një komunikim me “Mundo Deportivo”, kanë mohuar në mënyrë kategorike lajmin për arritjen e një marrëveshjeje për transferimin e kroatit te Paris Saint Germain.

Ivan Rakitic gjatë muajve të verës e kishte marrë një ofertë nga klubi parizien, por futbollisti preferoi qëndrimin te Barcelona, me të cilën ka një kontratë deri në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button