fbpx

Forcat izraelite kanë bastisur Universitetin e Kudsit

Forcat izraelite bastisën Universitetin e Kudsit në lindje të qytetit të pushtuar, njoftoi media palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediumeve, forcat izraelite hynë në kampusin e universitetit në Abu Dis në Kudsin Lindor të pushtuar dhe bënë kërkime në disa fakultete.

Forcat e Izraelit, të cilat shkaktuan dëme në disa zyra gjatë bastisjes, konfiskuan regjistrimet e kamerave të sigurisë të universitetit.

Gjersa forcat përdorën plumba plastike dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët që reaguan ndaj bastisjes, shumë studentë u dëmtuan nga gazi.

Rreth gjashtë hebrenj u plagosën si pasojë hapjes zjarr nga një automjet në lëvizje pranë vendbanimit hebre Ofra në Bregun Perëndimor të pushtuar të dielën në mbrëmje.

Forcat izraelite, të cilat i shtuan sulmet e tyre në Bregun Perëndimor pas këtij incidenti, gjithashtu arrestuan një numër të madh palestinezësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button