fbpx

Liderët e vendeve të BE-së nesër takim në Bruksel

Nesër në Bruksel do të takohen liderët e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) për të diskutuar për Brexit-in, politikën e jashtme, si dhe çështjet ekonomike dhe monetare të BE-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Samiti i cili do të nis nesër në Bruksel të Belgjikës dhe do të përfundojë me 14 dhjetor, do të zhvillohet me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministrja britanike, Theresa May, do të informojë liderët për zhvillimet në vendin e saj në lidhje me Brexit-in. Më pas liderët, përveç me kryeministren May do të diskutojnë mes tyre për këtë çështje, ku dhe pritet që të vlerësojnë edhe alternativën “largim pa marrëveshje” për Brexit-in.

Do të diskutohen çështjet financiare

Krahas Brexit-it, liderët do të diskutojnë edhe për buxhetin e BE-së për vitin 2021-2027, ku në këtë aspekt pritet që ata të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin.

Në sesionin e fundit, do të trajtojnë hapat që do të ndërmerren për të forcuar rolin e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), i krijuar për të siguruar mbështetje financiare për vendet e Eurozonës që përballen me problemin e financimit.

Do të diskutohen gjithashtu ndryshimet për Fondin Zgjidhja e Vetme, i cili është krijuar për të shpëtuar nga situatat e vështira ose likuiduar bankat dhe institucionet e kreditit në Eurozonë.

Hapat e përmendura kanë për qëllim rritjen e stabilitetit dhe besimit të Unionit Bankar në Evropë.

Po ashtu nga liderët do të trajtohet edhe ideja e krijimit të buxhetit të Eurozonës si pjesë e buxhetit të BE-së të ngritur nga Franca dhe Gjermania.

Reforma e Bashkimit Monetar Evropian është një tjetër çështje që liderët kanë planifikuar të bisedojnë.

Politika e jashtme

Pika kryesore e rendit të ditës të liderëve të BE-së në politikën e jashtme do të jetë kriza mes Ukrainës dhe Rusisë në Detin Azov. Krahas kësaj do të diskutohen përgatitjet në lidhje me samitin BE-Liga Arabe i planifikuar për t’u mbajtur vitin e ardhshëm.

Çështje të tilla si migrimi, zhvillimet rajonale dhe lufta kundër terrorizmit do të jenë pikat e tjera në rendin e ditës të samitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button