Kolla e thatë – çfarë e shkakton dhe si të shpëtoni prej saj?

Kolla e thatë mund të jetë shumë e pakëndshme sidomos nëse zgjat për javë të tëra...

Kollitja është një punë reflekse e cila i pastron rrugët e frymëmarrjes nga sekreti mirëpo ekziston kolla e thatë (joproduktive), kolla e irrituar, kollitja me sekret të pakët të bardhë, si dhe kollitja me sekret të bollshëm dhe të dendur, transmeton Panacea.al.

Kolla joproduktive, e njohur si e thatë, zakonisht është pasojë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, por mund të shkaktohet edhe nga:

  • Astma
  • Sëmundja e refluksit gastroezofageal
  • Infeksioni viral
  • Faktorët e jashtëm
  • Kanceri i mushkërive
  • Sëmundjet e zemrës

Si të shpëtoni nga kolla e thatë?

Ky lloj i kollës është diçka nga më të vështirat kur bëhet fjalë për trajtim – kur rrugët e frymëmarrjes bëhen tepër të ndjeshme për shkak të kollës së vazhdueshme, krijohet një rreth magjik. Ekzistojnë disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar këtë gjendje:

Provoni

  • Përdorni pastilet për të qetësuar irritimin
  • Përdoreni shurupe bimore kundër kollitjes
  • Shtoni mjaltë me çdo pije të nxehtë, ose disa herë brenda ditës merrni nga jë lugë
  • Probiotikët – edhe pse nuk veprojnë direkt ndaj kollës, do të përmirësoni florën e sistemit gastroenterologjik që shpesh shkakton kollë të thatë
  • Mente – mentoli i kësaj barishteje do të qetësojë kollën dhe do të pastrojë fytin. Do të ndihmoni veten me çajin e mentes
  • Gargarë me ujë të kripur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button