fbpx

Ekologët: “Plani për ajër të pastër” është joreal, jokonkret dhe pa afate të sakta

Edhe pse ata mendojnë se është mirë që qeveria e ka njohur si serioz problemin me ndotjen e ajrit dhe miratoi plan për të filluar të merret me këtë problem, ekologët ende thonë se programi i qeverisë për të luftuar ndotjen e ajrit, i quajtur, “Plani për ajër të pastër”, për financimin e të cilit në Kuvend u mbajt një konferencë donatorësh, nuk jep përgjigje të sakta për hapat prioritarë, cila do të jetë dinamika e realizimit të aktiviteteve të planifikuara, sa para do të shpenzohen për këtë qëllim dhe çfarë efekte priten nga secila masë konkrete, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Nga “Iniciativa O2” Fejsbuk faqen e tyre kanë publikuar një analizë globale të përmbajtjes së programit të qeverisë për luftë kundër ndotjes së ajrit.

“Shumë shpesh, me masat paralajmërohen aktivitete të përgjithshme si “të përforcuar, të zgjeruar, përfshirje, stimulim, aplikim, ndryshime”, por nuk shënohen aktivitetet konkrete, për sa saktë do të përforcohen, sa do të shpeshtohen dhe si do të implementohen saktësisht, aktivitetet që janë planifikuar të përfshihen, si saktësisht do të bëhet stimulimi, saktësisht se cilat modele do të implementohen, cilat do të jenë ndryshimet ligjore dhe çfarë do të thonë ato konkretisht, cilat janë implikimet e këtyre ndryshimeve”, thuhet në analizën e “Iniciativa O2”.

Ata shtojnë se Plani për ajër të pastër çon në konkluzion se ata nuk janë bërë analizat e nevojshme, se nuk është hartuat plan i detajuar real, në bazë të të cilit do të realizohet programi, konkretisht, muaj pas muaji, me rezultate të dukshme dhe të matshëm për të arritur qëllimi i përcaktuar brenda afatit të përcaktuar.

Ata thonë edhe se programi nuk ka përgjigje konkrete për atë se si do të mundësohet kyçja shtëpive individuale në rrjetin ujit të ngrohtë ose në rrjetin e gazsjellësit, ndërsa në  shtëpitë e tyre duhet të kryejnë aktivitetet ndërtimore për vendosje të instalimit, radiatorëve, kur do të ulet TVSH-ja për ngrohje, si do të  zbatohet vendimi për të ndalim të shitjes së thëngjillit për ngrohje, si do të zbatohet inspektimi më efektiv, çka nënkupton “regjimi dimëror i trafikut” i planifikuar, si do të rrisë qeveria vetëdijen ekologjike dhe dilema të tjera.

Ndërsa nga OJQ “Eko-svest”, thonë se është për t’u përshëndetur fakti se Qeveria për herë të parë del me një strategji për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.

“Për herë të parë kemi një plan me fonde të planifikuara për realizimin e tij. Por, është e rëndësishme edhe ajo nëse kjo strategji do të zbatohet dhe sa do të jetë efektive”, thotë Ana Çolloviq Leshoska, drejtore ekzekutive e” Eko-svest” dhe shton se është e domosdoshme që shoqatat civile ekologjike të monitorojnë me vigjilencë zbatimin e këtij plani.

Zëvendësministri për mjedis jetësor Jani Makraduli para konferencës së donatorëve sërish i ftoi organizatat joqeveritare ekologjike të punojnë në fushata për informim të qytetarëve, të cilët përdorin materiale ndotëse si qymyri për të ngrohur shtëpitë e tyre, të ndjekin shembullin e kolegëve të tyre nga vendet tjera evropiane.

Ekologët besojnë se nuk mjafton që qeveria vetëm të shpallë masa të këtilla dhe t’iftojë organizatat joqeveritare të punojnë në ngritjen e vetëdijes publike.

“Pikërisht sektori civil këmbëngul për bashkëpunim me Ministrinë e mjedis jatësor dhe me Qeverinë, por ne nuk jemi konsultuar për mënyrën e realizimit të këtij aspekti të programit qeveritar,” tha Çolloviq Leshoska e “Eko-svest”, duke shtuar se për fushata të tilla duhen para, e jo vetëm puna e tyre vullnetare.

Për “Iniciativa O2” kjo është edhe një tjetër masë, e konceptuar në mënyrë jo precize, e cila tregon se mungon plan i detajuar real, në bazë të të cilit do të realizohet programi, konkretisht, muaj pas muaji, me rezultate të dukshme dhe të matshme për të arritur qëllimin e përcaktuar në afatin e përcaktuar kohor.

“Çfarë do të jenë fushatat edukative, të drejtpërdrejta, përmes mediave? Kush do t’i zbatojë këto fushata? Kush do t’i monitorojë”?  pyesin nga “Iniciativa O2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button