Projekti “Evropianët e Rinj”: Nga gjithsej 78 projekte, për shqiptarët janë financuar 16-të

Ministria e Kulturës ka publikuar rezultate e projektit që për herë të parë është duke u realizuar, se synon të bëhet traditë, “Evropianët e rinj”, transmeton Portalb.mk.

Nga 78 projekte që u janë miratuar mjete, 16 prej tyre kanë të bëjnë me zhvillimin e kulturës shqiptare.

Nisja e realizimit të projekti “Evropianët e Rinj”, siç thonë nga Ministria e Kulturës, bëhet: “Me qëllim të promovimit të vlerave kulturore evropiane, respektivisht përmes talenteve të reja, ato shpërndahen në mjediset lokale me qëllim të pasurimit, intensifikimit, dinamizmit dhe përhapjes së ofertës kulturore”.

Nga atje thonë se gjatë miratimit të projekteve është kushtuar vëmendje në përfaqësimin adekuat të komuniteteve që jetojnë në Maqedoni.

Projekti do të realizohet prej 10 dhjetor deri më 20 dhjetor të vitit 2018.

Më së shumti mjete – 400 mijë denarë ka marrë:
Shoqata “Kreativa Plus”, aktivitet tetëditor, për projektin “Vala kulturore – artistike për festën e patronazhit të Strumicës”.
Shoqata “Dancer United MK”, aktivitet njëditor, për projektin “Koncert vallëzues gjithëpërfshirës dhe humanitar e ‘Dancer United më 17 dhjetor 2018’”.

Nga projektet shqiptare janë

–  “Koncert i grupit XXL Band në Gostivar dhe Tetovë”, realizues Adnan Qamili, aktivitet dyditor, në vlerë prej 79 mijë denarë.
“Talentum”, realizues Ismet Vejseli, aktivitet njëditor, në vlerë prej 45 mijë denarë.
–  “Ditët e filmit në rajonin e Pollogut”, realizues Ardit Emri, aktivitet dyditor, në vlerë prej 158 mijë denarë.
“Edhe ne jemi evropianë”, realizues OJQ “Linda Kumanovë”, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 233 mijë denarë.
“Kam kënaqësinë”, realizues OJQ “Poema”, aktivitet dyditor, në vlerë prej 80 mijë denarë.
“Dallimet kulturore ndërmjet BE-së dhe Republikës së Maqedonisë”, realizues “Dardane Edu Shkup”, aktivitet dyditor, në vlerë prej 70 mijë denarë.
“Sofra tradicionale – ditëт e gatimit”, realizues OJQ “Entoalb”, aktivitet katërditor, në vlerë prej 150 mijë denarë.
“Kultura e tjetrit”, realizues OJQ “E vërteta”, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 221,551 denarë.
“Film i metrazhit të shkurtër ‘Një më shumë’”, realizues Vigan Demiri, aktivitet njëditor, në vlerë prej 70 mijë denarë.
“Info BE”, realizues Sulejman Rushiti, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 306 mijë denarë.
“Të gjithë për shoqëri të mirë”, realizues Ali Ramadani, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 250 mijë denarë.
“Naimi, figurë e shquar kombëtare dhe poezitë e tij”, realizuese Nerisa Jonuzi Asani, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 120 mijë denarë.
“Njohja e traditës”, realizues OJQ “Enhalon”, aktivitet njëditor, në vlerë prej 100 mijë denarë.
“Koncerte kamertale e Ansamblit Sonoris”, realizues OJQ “Sonoris Gostivar”, aktivitet dhjetëditor, në vlerë prej 196 mijë denarë.
“La musica da kamera”, realizues OJQ “Alegretto Tetovë”, aktivitet gjashtëditor, në vlerë prej 400 mijë denarë.
“T’i njohim vlerat evropiane – prezantim i videos dhe garë artit vizatimor”, realizues Fisnik Murtezi, aktivitet gjashtëditor, në vlerë prej 90 mijë denarë.

Për të parë projektet tjera, që janë financuar dhe refuzuar: KËTU.

Mjetet për këtë projekt u parapanë me rebalancin buxhetor të vitit 2018, kurse për të njëjtën, me buxhetin e vitit 2019 të Ministrisë së Kulturës, janë paraparë 10 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button