VMRO-DPMNE: Qeveria nuk dha as një denar për  cilësi më të mirë të ajrit

LSDM shpenzuar shtatë miliardë euro, para të qytetarëve, pa investuat as një denar për të zvogëluar ndotjen e ajrit, ndërsa tani me arrogancë dhe pa turp kërkon donacione nga biznesmenët për të luftuar kundër ndotjes së ajrit, porositi VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

“LSDM-ja s’ka plan për të hequr shtetin nga errësira në të cilën ajo e ka përmbytur. Shkupi për ditë me radhë është qyteti më i ndotur në Evropë dhe ndër dhjetë më të ndoturit në botë. Në krye të qyteteve m[ të ndotura evropiane janë edhe Manastiri e Tetova, e aspak më i pastër nuk është ajri në Strumicë, Koçan dhe Tetovë. Thjesht thënë Maqedonia po furet, ndërsa qeveria nuk ndërmerr asgjë, as një denar nga 7 miliard euro të buxhetit, për dy vite me radhë, nuk është investuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit, kështu që tani në vend të masave dhe projekteve, qeveria kërkon donacione nga biznesmenë, të cilët një herë veç më i kanë dhënë paratë në buxhet përmes taksave, para nga të cilat një pjesë duhej të përfundonte edhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit”, porositë partia më e madhe opozitare.

VMRO-DPMNE propozon katër masa për të përmirësuar situatën me ajrin ambiental.

“1. Në kushtet e ndotjes mbi koncentrimet e lejuara,  për 7 ditë me radhë, derisa të zgjatë ndotja të mundësohet transport publik falas..

2. Shërbimet e inspektimit, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, të punojnë në kushte të dimrit 24 orë dhe publikisht çdo ditë me emër dhe mbiemër , t’i shpallin ndotësit më të mëdhenj dhe, në përputhje me rrethanat, të shpallin masat që i kanë ndërmarrë.

3. Të pastrohen të gjitha e egra, sidomos çdo ditë të bëhet inspektimi i atyre vendeve ku ndizen mbeturinave që të shqiptohen masa ndëshkuese.

4. Të mundësohet mbrojtje e plotë shëndetësore falas për qytetarët, veçanërisht  për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, për të cilat është konstatuar se shkak i sëmundjes është ndotja”, thuhet një deklaratën e partisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button