Osmani: Agjenda evropiane krijon kushte më të mira për bujqësorët, novatorët dhe në përgjithësi për biznesin

Sot, në Klubin e deputetëve u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit Monitorues Sektorial për konkurrencë, inovacion dhe bujqësisë me të cilën kryeson Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e IPA koordinatorit Nacional  dhe shefi i njësisë për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Nikola Bertolini.

“Rritja e konkurrencës, ekonomisë gri, stabilitetit juridik dhe parashikimi në sektorin privat paraqesin sfida kyçe për sektorin e biznesit dhe Qeveria është përkushtuar seriozisht në përpjekjet që të sigurojë kushte të përshtatshme për të udhëhequr biznes, në veçanti në kuadër të procesit reformues që del nga agjenda evropiane”- theksoi Osmani, duke i potencuar masat e planifikuara që përmbahen në Planin 18 të ri reformues, dhe do të kenë ndikim të përshtatshëm në fuqizimin e parimin të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, si dhe luftës kundër ekonomisë gri, avancimi i efikasitetit të gjyqësorit etj. Osmani shtoi se i gjithë procesi i integrimeve evropiane është në drejtim që të sigurohen kushte më të mira për bujqësorët, sipërmarrësit, gjithsesi novatorët dhe gjithë segmentet e sektorit të biznesit.

Në kuadër të mbledhjes me prezantimin e tyre morën pjesë donatorët, përfaqësuesit e ministrive resorialë, ku edhe bashkërisht u konstatua se progresi në IPARD është i dukshëm edhe atë përmes realizimit të projekteve si dhe 940 kontrata të lidhura me persona që me sukses kanë aplikuar në thirrjen e parë në vlerën e përgjithshme prej 18 milion eurosh.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së, donatorët në vend si Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqësues të katër odave Ekonomike në RM si dhe përfaqësues nga ministritë resorial. Qëllimi i këtyre mbledhjeve është diskutimi i progresit të zbatimit të programeve, përmes dialogut të anëtarëve që të dakordohen rekomandime për përmirësimin e zbatimit të programeve aksionare në periudhën e ardhshme ku e njëjta mbahet dy herë në vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button