Ruskoska: Nëse ka dëshmi shtesë, është e mundshme të hapet procedurë e për “27 Prillin”

Prokurorja Vilma Ruskoska sot ka deklaruar se po mblidhen dëshmi për personat të cilët kanë qenë të përmendur plotësisht në gjykimin për sulmin e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar, pasi që siç tha ajo, nuk mundet që të hapet procedurë vetëm në bazë të dëshmisë së njërit prej të akuzuarve, njofton Portalb.mk.

Ajo ka theksuar se edhe nëse ka dëshmi nuk do të ketë zgjerim të procedurës, por mund të ketë procedurë të re.

“Në bazë të dëshmive për ndodhitë më 27 prill, për personat që janë përmendur plotësisht po mblidhen dëshmi, pasi që e dini se në bazë të deklaratës të një të akuzuari nuk mund të ngritet procedurë. Nuk mund të ngritet procedurë edhe në bazë të një dëshmitari, nëse nuk ka dëshmi materiale”, tha Ruskoska, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.

I akuzuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha, më 6 dhjetor i ka zbuluar ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së të cilët kanë dhënë direktiva për sulmin dhe ngjarjet e përgjakshme të Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar, nga selia e partisë. Si persona të rinj, të cilët, tani për tani, nuk ndiqen penalisht për 27 prillin i ka përendur Spiro Ristovskin, Kiril Bozhinovskin, Mile Janakieskin, Vlladimir Atanasovskin, Goran Grujoskin, Nikolla Boshkoskin, por edhe Boris Josifvskin nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button