Pronari i këmbimores që vrau dy hajdutë në Kisella Vodë, nuk do të ndiqet penalisht për vrasje

Prokurori publik i Prokurorisë së Shkupit ka miratuar vendim për hedhjen poshtë të padisë penale për vrasje kundër një personi, pasi që ekzistojnë rrethana tjera që e përjashtojnë ndjekjen, gjegjësisht personi që i ka vrarë ka qenë në mbrojtje të nevojshme, sipas nenit 9 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

Gjatë vitit të kaluar, dy persona të panjohur në tentim që të kryejnë grabitje në një këmbimore në Kisella Vodë, janë vrarë nga pronari i këmbimores, 58-vjeçari G.A. nga Shkupi.

“Kundër personit, nga ana e MPB-SPB Shkup, u dorëzua padi penale për veprën penale për ngjarjen e cila ka ndodhur më 27.11.2017 në këmbimoren në Kisella Vodë. I paraqituri, përndryshe pronar, me pistoletë të cilën e ka poseduar me leje, ka privuar nga jeta dy persona të cilët në mënyrë të dhunshme anë hyrë dhe e anë kërcënuar me armë, e kanë goditur në kokë dhe shpinë dhe janë munduar që të kryejnë vepër penale vjedhje në këmbinore. Gjatë procedurës, mes dëshmive tjera, janë mbledhur edhe gjetjet e ekspertizës në lidhej me të dyshuarin, në të cilën është konstatuar se ai është i shëndoshë në aspektin psiko-fizik, por se në momentin kritik tek ai është zhvilluar frikë intensive për shëndetin dhe jetën e tij, e cila ka kulminuar kur dy personat kanë hyrë në këmbimore dhe janë filluar të kryejnë dhunë fizike ndaj tij. Nga analiza e të gjitha dëshmive të mbledhura gjatë procedurës, prokurori publik ka vlerësuar se i dyshuari nuk ka pasur qëllim apo planifikim që t’i privojë nga liria, por ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, me qëllim që ta mbrojë shëndetin, jetën dhe pronën e tij”, thonë nga Prokuroria.

Pastaj, sipas Prokurorisë, mbrojtja është bërë në të njëjtin moment kur edhe ka ndodhur sulmi dhe e njëjta është në proporcion me sulmin, me të cilën janë plotësuar të gjithë elementet që vepra të jetë e kryer në mbrojtje të nevojshme, sipas të cilës, nuk lejohet që personi të ndiqet për vepër penale vrasje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button