Pastrimi radikal i enëve të gjakut për 40 ditë

Konsumoni këtë tinkturë për një periudhë prej 40 ditësh dhe pastroni tërësisht enët e gjakut nga kolesteroli.

Përbërësit: 4 hudhra, 4 limona me lëvore (madhësi të mesme), 3 litra ujë të zier.

Mënyra e përgatitjes: Hudhrën ndajeni në thëlbinj dhe pastrojeni ato. Limonat pastrojeni me ujë të nxehtë, dhe pastaj pritini në feta. Të gjithë përbërësit vendosni në aparatin për bluarjen e mishit. Përzierjen vendoseni në një kavanoz qelqi të pastër prej tre litrash dhe shtoni ujin e nxehtë të zier. Mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë në frigorifer për tre ditë. Pastaj, përzierjen kullojeni dhe ruajeni në frigorifer, transmeton Panacea.al.

Mënyra e përdorimit: Doza maksimale që duhet konsumuar është 50 ml tre herë në ditë, përpara vaktit ushqimor. Megjithatë, trajtimi për pastrimin e enëve të gjakut duhet të fillojë me doza më të vogla (1-2 lugë). Nëse nuk shfaqet ndonjë shqetësim, doza ngadalë mund të rritet në maksimum.

Trajtimi zgjat 40 ditë. Pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë rekomandohet të kryhet një herë në vit, pas konsultimit me mjekun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button