Erdogan: Turqia nuk do të lejojë të vihet para aktit të kryer në Sirinë veriore

“Në momentin kur mizoritë e regjimit të Bashar al Asadit vazhdojnë në Sirinë veriore, ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të mendojmë se për atë ekzistojnë përpjekje që të vihemi para aktit të kryer”, theksoi Erdogan.

Siria edhe një herë u bë test për komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ata të cilët mbetën vetëm vëzhgues të gjakderdhjes, e humbën besimin e popullit të vet, deklaroi dje kryeminsitri turk, Rexhep Taip Erdogan në fjalimin mujor drejtuar kombit.

“Në momentin kur mizoritë e regjimit të Bashar al Asadit vazhdojnë në Sirinë veriore, ne duhet të kushtojmë vëmendje dhe të mendojmë se për atë ekzistojnë përpjekje që të vihemi para aktit të kryer”,m theksoi Erdogan.

Ai shtoi se Turqia është e gatshme të vazhdojë me rolin aktiv dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë kundër çdo veprimi dhe çdo nisme, të cilat do të paraqesin rrezik për sigurinë e saj nacionale dhe paqen.

Ankaraja është e shqetësuar për shkak të kalimit të disa rajoneve në Sirinë veriore nën kontrollin e Partisë së lidhejs demokratike, e cila konsiderohet si klon sirian i Partisë punëtore kurde.

Erdogan javën e kaluar deklaroi se Turqia mund të ndërmarrë aksione kundër “organizatës terroriste” në Sirinë veriore, nëse vlerëson se ajo paraqet rrezik për të. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button