Nuk ka amnisti të plotë për 27-prillin, organizatorët dhe dhunuesit do të përgjigjen, është përgatitur propozim ligji për amnisti

Trupi për Pajtim në Kuvend pas disa ditësh pajtueshmëri, e përgatiti propozim-tekstin për amnisti selektive për sulmin e organizuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27-prill të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Është bërë dallim, është gjetur formulë e drejtë për dallimin mes personave organizatorë të ngjarjes, dhunuesve dhe shoqërimit të veprimtarisë armiqësorë me ata që nuk kanë organizuar dhe nuk kanë kryer dhunë. Çdo person i përfshirë në procesin e amnistisë së tillë, pasi do të votohet ligji, do të duhet të dorëzojë kërkesë për amnisti”, tha deputeti Zeqir Ramçilloviq pas mbledhjes së sotme të fundit të nëngrupit për pajtim.

Në pyetjen e Sdk.mk ai u përgjigj se personat e akuzuar do të njihen, gjegjësisht nuk do të njihen dy grupet e selektuara që nuk do t’i nënshtrohen amnistisë dhe kështu nuk do të dorëzoj ose do të dorëzojnë kërkesa për faljen e veprave penale për të cilat janë të akuzuar si të pranishëm, gjegjësisht pjesëmarrës në sulmin e Kuvendit.

Në pyeten se a i referohet kjo amnisti selektive procesit aktual gjyqësor në Gjykatën penale ku përfshihen 33 të akuzuar për kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe siguri, ose atyre që tashmë janë të dënuar, si për rrahjen e Ziadin Selës, Radmilla Shekerinskës, Zoran Zaevit, Oliver Spasovskit dhe të tjerë, ai tha se nuk ka aktvendim fuqiplotë për ata që tashmë janë të dënuar në grupe më të vogla nga ana e Gjykatës Penale dhe përsëriti se për dhunë nuk do të ketë amnisti.

Teksti, tha Ramçilloviq, tani do të shkojë te nëngrupi për integrim, reforma dhe falje dhe pastaj te të gjithë deputetëët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button