I arratisuri Gruevski është kapur duke dalë nga një restorant luksoz, e pret shoferi personal (VIDEO)

Ekipi i portalit hungarez “24.hu” e ka gjetur të arratisurin, Nikolla Gruevski në Budapest duke darkuar në një restorant të njohur dhe të shtrenjtë. Gruevsnki nuk ka qenë vetë, me të kanë qenë edhe disa persona që sipas të gjitha gjasave e ruajnë atë, ndërkaq siç shihet edhe në video, Gruevski ka edhe shofer personal, njofton Portalb.mk.

I arratisuri Gruevski nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit, por ka ikur duke u futur me shpejtësi në xhipin e që priste përpara restorantit.

Gryevski në Hungari
Gryevski në Hungari

Për qëndrimin e Gruevskin në Budapest po përhapen informata të ndryshme. Njëra prej tyre është se po qëndron në “Inter Kontintental” ose në hotelin “Kempinski”. Të dy hotelet gjenden në qendër të qytetit, në afërsi të vendit ku dje u publikua një fotografi e ish kryeministrit.

Fotografia është realizuar nga korrespodenti i britanikes “The Guardian” nga Budapesti, Daniel Nolan. Gruevski është fotografuar nga Nolan në qendrën e Budapestit, duke ecur drejt një tezgë për ture turistike “Hop On – Hop Of”. Fotografia është përpara butikut “Retrok” afër stacionit të metros “Deak Ferenc” dhe parkut “Erzhebet” në Peshtë, gjegjësisht në klubin e natës “Akuarium”.

Ndryshe, Gruevski më 20 nëntor një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski  u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në HungariNjoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest.  Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button