Kanada, u lirua me kusht shefja financiare e Huawei-t

 Lirohet me kusht me garanci pasurore prej 10 milionë dollarësh kanadezë drejtoresha e çështjeve financiare (CFO) e kompanisë teknologjike kineze Huawei, Meng Wanzhou, e cila u arrestua në Vancouver të Kanadasë më 1 dhjetor me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykatësi kanadez William Ehrcke në seancën e cila ndiqej afër nga tregjet dhe opinioni ndërkombëtar, dha vendimin për lirimin me kusht të Meng Wanzhou për të cilën pritet kërkesa zyrtare e SHBA-ve për ekstradim.

Sipas kushteve të gjykatës Meng do të banojë në shtëpinë e saj në Vancouver dhe do t’i paraqesë gjykatës si garanci 7 milionë dollarë kanadezë, para të gatshme si dhe 3 milionë dollarë kanadezë në pasuri të patundshme.

Meng do të mbajë byzylykun me transmetues GPS e cila do të sigurohet nga kompania private kanadeze e sigurisë Lions Gate Risk Management Group, si dhe do të lejojë punonjësit e kompanisë që ta vëzhgojnë 7/24 dhe nëse do të jetë e nevojshme edhe ta arrestojnë atë.

Po ashtu Meng do të përballojë vetë të gjitha shpenzimet, nuk do të dalë jashtë zonës së përcaktuar nga kompania e sigurisë si dhe të gjitha pasaportat do t’ua dorëzojë autoriteteve kanadeze.

Vajza e Ren Zhengfei pronarit të firmës teknologjike Huawei, njëherësh drejtoreshë e çështjeve financiare (CFO), Meng Wanzhou, e cila mbahej në një burg në Vancouver të Kanadasë u arrestua më 1 dhjetor me kërkesën e administratës së Washingtonit me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button