Timonie: Nuk kemi rezervë tjetër për Marrëveshjen e Prespës, ndryshe do të mbetemi të paralizuar

Përshtypja është se procesi për implementimin e Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni është përfunduar. Mbetet që procesi të shkojë deri në fund në Kuvendin grek. Nuk ekziston plan rezervë për Marrëveshjen e Prespës përveç se të gjendemi në gjendje të bllokadës që kemi qenë deri tani dhe e cila i kushtoi shumë shtrenjtë Maqedonisë, tha ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, transmeton Portalb.mk.

“Mendoj se nuk duhet të futemi në hipotezë të tillë sepse, sipas meje, nuk ka plan rezervë, përveçse të gjendemi në gjendje të bllokadës që kemi qenë deri tani dhe e cila do t’i kushtonte Maqedonisë, por e cila nuk i kushtonte palës greke, e cila gjithashtu i ka problemet e brendshme.  Ky do të ishte problem i madh për Maqedoninë, Jeta vazhdon, por mund të vazhdojë në mënyrë më të mirë me një rrugë që tashmë është shënuar, për të cilën do të nevojitet kohë e mjaftuar. Alternativa tjetër është të mbetet e paralizuar në rrugën drejt BE-së”, tha Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button