I mbingarkuar me 500 ankesa, Komisioni për Qasje të Lirë në Informata pret kompletimin e ekipit

Komisioni për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat e Karakterit Publik nuk mund të funksionojë dhe të miratojë vendime sepse mungojnë dy anëtarë, ndërsa duhet të ketë pesë që të miratohen vendimet, transmeton Portalb.mk.

Për këtë shkak në kompletimin e përbërjes së komisionit presin 500 ankesa, thonë nga Shërbimi profesional i komisionit.

“Shërbimi profesional i Komisionit, gjegjësisht Sekretariati, vazhdimisht punon pas ankesave dhe përgatit propozime, por rezultatet nuk janë duke u parë, sepse nuk mund të miratohen vendimet. Për momentin kemi 500 ankesa dhe pritet që Kuvendi të zgjedhë anëtarë të rinj që ë fillojë me punë Komisioni”, deklaruan  për “Meta”-an nga Sekretariati i këtij komisioni.

E re e vetme nga shtatori është që më 18 tetor Kuvendi e ka emëruar Blerim Isenin, zëvendëskryetarin e deritanishëm për kryetar të ri të Komisionit, por puna është larg përfundimit sepse duhet të zgjedhën edhe anëtarë, ndërsa procedura ka ngecur në Kuvend.

Komisioni është në gjendje të tillë pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Gjorgji Sllamkov dhe të dy anëtarëve më tre maj të këtij viti. Më pas u publikuan dy shpallje, nga të cilët i pari u anulua, ndërsa procedura për të dytën nuk dihet kur do të përfundojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button