Jaguar F-Type i ri me 703 kuajfuqi sipas Ardenit

Edhe kompania gjermane Arden është njëra nga kompanitë që ofron versionin e modifikuar të modelit F-Type SVR (Arden AJ 23) të Jaguarit.

Arden për këtë F-Type SVR, ndër të tjera, ka zgjedhur set të ri të rrotave “Sportline GT” prej 21-inç me goma “Continental” prej 265/30 ZR21 dhe 295/25 ZR21, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit, maskën e përparme të re, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 30mm), si dhe interier të modifikuar, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Arden ofron edhe paketën për përforcimin e motorit të këtij modeli, 5.0-litër V8 i cili tani është me kapacitet prej 517 kW/703 kuajfuqi. Me fuqinë shtesë, tani ky F-Type SVR (ose me emrin e ri Arden AJ 23) shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button