Juncker: Nuk ka hapësirë për negociata mbi marrëveshjen e Brexit

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka përjashtuar çfarëdo negociatash për marrëveshjen e arritur për daljen e Britanisë së Madhe nga blloku evropian, por theksoi se disa elemente të Brexit-it ende mund të sqarohen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar para deputetëve evropian në Strasburg, Juncker tha se “nuk ka hapësirë për rinegociata” për marrëveshjen e arritur për dalje.

“Por, nëse shfrytëzohet në mënyrë intelegjente, ka mjaft hapësirë për zgjidhje shtesë dhe interpretime të ardhshme pa hapjen e marrëveshjes për daljen e Britanisë së Madhe”, tha Juncker.

Presidenti i Komisioni Evropian sonte pritet të takojë kryeministren britanike, Theresa May, ndërsa theksoi se marrëveshja e cila është arritur ka qenë e vetmja e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button