Studentët në Maqedoni ankohen për shpenzime të larta administrative

Shpenzimet mujore të studentëve në Maqedoni arrijnë shumën 21.410 denarë për studentët që studiojnë me participim dhe 22.435 për studentët që paguajnë shkollimin. Sipas hulumtimit të Fondacionit Shoqëri e Hapur standardi i studentëve është mjaftë i ulët dhe shumica e studentëve janë në gjendje të rëndë financiare. Studentët ankohen edhe për shpenzime të shumta administrative, transmeton Alsat M. 

“Për dhënien e diplomës konkretisht kur janë kryer të gjitha provimet studentët e Universitetit të Tetovës paguajnë 6000 denarë ndërsa në fakultete tjera kjo shumë ndryshon. Edhe pse UT është një nga universitetet me numër më të vogël të pikave për shpenzime nuk do të thotë që është më i liri”- tha Aleksandra Filipova nga Forumi rinor i arsimit.

Përmes këtij hulumtimi studentët synojnë ta përkujtojnë qeverinë për premtimet sa i përket përmirësimit të standardit të studentëve.

“Me këtë hulumtim duam të ngremë shumë çështje, e dimë që nuk mund të gjejmë përgjigje për të gjitha por besojmë se gjetjet e këtij hulumtimi do nxisin institucionet shtetërore. Mendojmë se tani është momenti të shohim deri ku janë premtimet dhe masat e paralajmëruara.”- pohoi Suzana Pecakovska nga Fondacioni “Shoqëri e hapur”.

Sipas hulumtimit studentët shpenzojnë më së shumti për ushqim dhe nevoja të tjera bazë dhe shumë pas për ngjarje kulturore, libra apo revista. Në hulumtim janë përfshirë 945 student nga 5 universitete shtetërore në periudhën shkurt- mars 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button