Irani konfirmoi testin e raketave balistike

Një komandant i lartë iranian konfirmoi sot se Teherani kohët e fundit ka kryer test të raketave balistike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë testet tona të raketave dhe ky i fundit ishte veçanërisht i rëndësishëm”, tha gjeneral brigade Amir Ali Hajizadeh, komandanti i Divizionit të Hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare Islame të Iranit.

Javën e kaluar, sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, akuzoi Teheranin për shkelje të rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke testuar një raketë balistike me rreze të mesme.

“Reagimi i SHBA-ve tregon se sa e rëndësishme është kjo çështje për ta”, tha Ali Hajizadeh.

Pa dhënë detaje rreth llojit të raketës së testuar, komandanti iranian tha se Republika Islamike teston deri në 50 raketa në vit.

Në maj, SHBA-të u tërhoqën në mënyre të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe vendosën sanksione mbi Teheranin.

Rezoluta e OKB-së 2231 e ndalon Iranin për të testuar raketa balistike të afta për të mbajtur koka bërthamore.

Teherani, nga ana e tij, mbron testimet, duke argumentuar se ata testojnë raketa konvencionale dhe se nuk janë në kundërshtim me rezolutën e OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button