Fëmijët tanë në Ramazan

Përgjegjësia e rritjes dhe edukimit të fëmijë është një obligim i madh që është mbi supet e prindërve, ata janë djepi dhe shkolla e parë ku fëmijët marrin mësimet e para të edukimit dhe moralit. All-llahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. [Tahrim 6]

Prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten, aftësohen dhe edukohen ne njerëz te denjë te dobishëm për familjen rrethin dhe shoqërinë.

Problemet e procesit mësimor dhe edukativ të metodës e të stilit në punë janë të shumta. Prindërit kanë për detyrë fëmijëve tu formojnë shprehitë themelore kulturore të cilët duhet kultivohen dhe ngritën në nivel të lartë në shkollë dhe jashtë saj. Arritja e mjeshtërisë se një prindi nuk matet me shkallën e shkollimit dhe nivelin e tij, por me aftësinë për të komunikuar me fëmijët e tyre, me lehtësinë dhe natyrshmërinë e kërkesave, me bindje, me qëndrim dhe parim të fakteve logjike jetësore.

Mu për këtë i Dërguari i All-llahut thotë: “Ju të gjithë jeni bari dhe të gjithë do të përgjigjeni për kopenë tuaj. Sunduesi është bari dhe ai është përgjegjës për popullin e vetë. Njeriu është bari dhe ai është përgjegjës për familjen e vete. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të vetë dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e vete.”
Edukata dhe morali i fëmijëve u bëjnë dobi prindërve në këtë botë dhe ahiret. I Dërguari i All-llahut thotë: “Nëse vdes biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmija i devotshëm, i cili bënë dua për atë.”

Disa këshilla se si ta mbjellim dashurin e ramazanit në zemrat e fëmijëve tanë.

1.    Manifestimi i gëzimit dhe haresë për ardhjen e këtij muaji të bekuar për të ndjerë fëmija rëndësinë e këtij mysafirë të çmuar dhe duke i treguar dënimin e atij i cili në mënyrë publike e prish agjërimin.
2.    Për çdo ditë ulu me fëmijët e tu dhe tregoju vlerën e muajit të bekuar të Ramazanit dhe se dyert e xhenetin janë të hapura, se ky muaj është një kopsht i mbushur me plotë fryte, mësoja atyre rregullat e agjërimit, çfarë e kërkohet nga robi në ramazan, te edukosh dhe mësosh gjithçka mbi ramazanin, t’ia bësh të qartë urtësitë dhe sekretet e agjërimit, ta mësosh se çfarë duhet bërë në ramazan dhe nga çka duhet larguar.
3.    Prindërit  duhet inkurajuar fëmijët e tyre për të agjëruar disa ditë sepse ata do të mësohen nga kjo dhe rriten me njohjen e adhurimit të agjërimit sikur që duhet të dinë edhe për faljen e namazit ngaqë kjo e fundit është thelbi i fesë. Kjo ishte metoda e edukimit në gjeneratat e para sa dëshmi për këtë është hadithi që e trenasmeton Rabija bint Muvaje e cila thotë: “ Pejgamberi i Allahut paqja e Allahu qoftë mbi të e dërgoi një njeri në mëngjes në ditën e Ashuras, tek shtëpitë e Ensarëve duke thënë:”Kushdo që ka kaluar mëngjesin duke agjëruar le ta kompletojë agjërimin e tij.’ Kushdo që nuk ka kaluar këtë mëngjes duke agjëruar duhet agjëruar në mënyrë vullnetare pjesën e mbetur të ditës.’ Ne agjëruam pas njoftimit, sikur që e bën edhe fëmijët tanë. Ne shkonim në Xhami dhe u krijonim lodra nga pambuku që ata të loznin me to. Nëse ndonjëri nga ta fillonte të qante për shkak të urisë, ne i jepnim atyre këto lodra për të lozur derisa arrihej koha për të ngrënë.”
4.    Nxitni  fëmijën tuaj të shkojnë në Xhami për namazin e Akshamit dhe prishjen e agjërimit së bashku me muslimanët, me qëllim që ata të ndiejnë madhështinë e agjërimit dhe unitetit të muslimanëve në adhurimin e Allahut.
5.    Nxitja e fëmijëve për të menaxhuar kohën si dhe shfrytëzimin në adhurime, si dhe paralajmërimi nga veprat e padobishme, gjumi i tepërt, ulja për kohë të gjatë para ekranit televiziv dhe nga veset e këqija. I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Shfrytëzoi pesë gjëra para se të vijnë pesë tjera: Shfrytëzo rinin para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurin para varfërisë, kohen e lirë para se të preokupohesh me diçka nga jeta, dhe jetën para vdekjes”.
6.    Mësoni ata të japin lëmosh. Jepni të hollat atij  apo një vepër të tillë bëjeni në prezencë të tyre dhe tregoji atyre që ju jeni duke e bërë këtë sepse shpërblimet në Ramazan janë të shumëfishuara. All-llahu i Lartësuar thotë: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet.
7.    Caktoju atyre një kohë për të lexuar Kuran, e nëse nuk dinë atëherë është një shans i mirë që tua mësosh apo ti dërgosh në xhami ku mësohet mësim leximi i Kuranit, informoi ata se muaji i Ramazanit është muaj i Kuranit andaj duhet lexuar se një gjë të tillë e ka bërë i i Dërguari i All-llahut dhe shokët e tij besnik dhe gjithë njerëzit e mirë.
8.    Nxiti ata të marrin pjesë në tubimet e mirë dhe ligjërata në xhamia.
9.    Zgjoni ata për në syfyr edhe pse nuk agjërojnë njashtu uleni në sofrën e iftarit, mësojeni lutjet që duhet bërë gjatë iftarit  le të ndjej edhe ai kënaqësinë dhe gëzimin e iftarit.
10.    Korrigjimi i veprave të tyre gjatë ramazanit, mbjellja në mendjet e tyre se janë të monitoruar nga All-llahu dhe se veprat e këqija si dhe morali i keq janë shkak që sevapët e agjëruesit të pakësohen .

Shkruan Hoxhë Abdyl Fuga

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button