Haradinaj thirrje për shqiptarët e Kosovës: Mos u sillni si fitimtarë me taksën – të tjerët mos të ndjehen keq

Kryeministri Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të jenë më të përmbajtur për taksën e vendosur 100% për produktet serbe.

“Diskutimet për masa të reja vijnë si pasojë e presionit  që po vjen nga Serbia. Ata do të ishte mirë që ta ndalin këtë agresion në mënyrë të shkohej drejt normalizimit. Desha ta bëjë një thirrje, vetëm shqiptarëve ju drejtohet që të jeni më përgjegjës se qysh ndjehet çdo qytetar në vendin tonë”.

“ Taksa nuk është kundër popullit serb, po kundër politikës së Serbisë. Kosova nuk dëshiron dhe nuk është mirë për ne si popull që t’i bëjmë të ndjehen keq serbët e Kosovës. Duhet të jemi të kujdesshëm. Të mos sillemi si fitimtarë. Shqiptarët janë popull i respektueshëm dhe nuk është mirë se kjo është bërë për ta mundur dikë”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Kryeministri ka thënë se vendimi është marrë për t’u mbrojtur si shtet.

“Kam ftuar policinë dhe mekanizmat tjerë që jeta e askujt të mos rrezikohet qoftë në jug qoftë në veri.  Kam qenë në një familje serbë që t’i sigurojë ata se janë në shtëpinë e tyre. Taksa nuk e ka për qëllim krijimin e krizës humanitare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button