Univerziteti Nënë Tereza startoi me studimet e ciklit të dytë akademik

Universiteti Nëna Tereza në Shkup startoi me ciklin e dytë të studimeve.  36  kandidatë do të zhvillojnë ligjëratat e ciklit të dytë në gjithsej shtatë  programe studimore, dhe atë: Inxhinieri ekonomike dhe menaxhment, media dhe komunikim ndërkulturorë, inxhinieri softuerike e aplikuar, punë sociale dhe politikë sociale,  sport dhe shkenca sportive, studime evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe matematikë-informatikë për mësimdhënie.

Në ceremoninë e rastit rektori i UNT-së, Azis Pollozhani, u uroi mirëseardhje kandidatëve të diplomuar të cilët plotësuan kushtet për ndjekjen e ciklit të dytë të  studimeve në këtë universitet shtetëror në gjuhën shqipe në Shkup.

Pollozhani gjatë fjalimit të tij theksoi se Universiteti Nënë Tereza në Shkup funksionon në bazë të parimit ‘Studenti është i pari’, ndërsa në mënyrë simbolike u ndau indeksat  kandidatëve të gjeneratës së parë të studimeve postdiplomike, që paraqet një ngjarje të veçantë për institucionin më të ri të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në vend, dhe i cili është duke i zhvilluar programet e parapara gjatë themelimit, dy vite më parë.

Data 10 dhjetor 2018 për UNT-në paraqet realizim të vullnetit, vizionit dhe ambicieve të kandidatëve, të cilët shfaqën interes të jashtëzakonshëm për të vazhduar profesionalizmin e tyre në sferat përkatëse duke u regjistruar në shtatë programet studimore.

Universiteti Nënë Tereza në Shkup, për momentit zhvillon vitin e tretë akademik të studimeve deri-diplomike, në 5 fakultete me gjithsej 28 drejtime studimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button